SHBA: Ofensiva e paplanifikuar izraelite në Rafah do të ishte katastrofë
2024-02-10 14:02:05

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se organizimi i një ofensive ushtarake nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa planifikimin e duhur, do të ishte një katastrofë, shkruan “BBC”, citon “ATSH”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të mbështeste planet për ndonjë operacion të madh në Rafah, pa marrë në konsideratë refugjatët që ndodhen atje.

Komentet vijnë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit tha se ushtrisë i ishte thënë të përgatitej për të operuar në Rafah.

Më shumë se gjysma e banorëve të Gazës tani jetojnë në qytetin në kufi me Egjiptin.

Izraeli bombardoi pjesë të Rafahut nga ajri ditë më parë dhe tanket izraelite thuhet gjithashtu se hapën zjarr.

Pjesa më e madhe e Gazës veriore dhe qendrore është kthyer në gërmadha nga bombardimet e vazhdueshme izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor. (Irma)