Studiuesit kinezë dhe pakistanezë të inteligjencës artificiale bashkojnë forcat për t'i bërë qytetet më të zgjuara e më të sigurta
2024-02-10 13:47:47

Foto nga Xinhua

Në laboratorin e Sistemeve Inteligjente Kinë-Pakistan (CPInS) në Universitetin Kombëtar të Shkencave dhe Teknologjisë të Pakistanit (NUST) ka nisur bashkëpunimi për inteligjencën artificiale (AI) dhe aplikimet e saj, shkruan “Xinhua”.

“Zbulimi i gjallërisë, njohja e ecjes, zbulimi dhe njohja e automatizuar e targave, si dhe menaxhimi i mbetjeve duke përdorur inteligjencën artificiale janë ndër projektet për të cilat po punojmë”,- tha Sahar Arshad, një studente doktorature në NUST dhe studiuese në laboratorin CPinS.

I themeluar në vitin 2022, laboratori është një përpjekje bashkëpunuese midis NUST dhe Institutit Guangzhou të Teknologjisë së Aplikimit të Softuerit nën Akademinë Kineze të Shkencave, me disa nga projektet e tij që fokusohen në zhvillimin e zgjidhjeve inovative të personalizuara për sfidat urbane të Pakistanit, sipas Seemab Latif, bashkëpunëtor, profesor në NUST dhe drejtor i laboratorit CPinS.

Laboratori po ndihmon Pakistanin të zhvillojë qytete të zgjuara me sisteme efikase të trafikut dhe menaxhimit, zgjidhje mbikëqyrjeje dhe monitorim të infrastrukturës, tha Latif, duke shtuar se Pakistani është në gjendje të përdorë zgjidhjet teknologjike tashmë të provuara dhe të testuara dhe t'i përdorë ato sipas kërkesave të tij lokale.

Wu Jun, drejtor i laboratorit CPinS, tha se laboratori bashkon shkencëtarët më të mirë dhe ekipe të shquara nga Kina dhe Pakistani në fushën e teknologjisë për të forcuar thellësisht shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai theksoi se projektet e përbashkëta do të ndihmojnë më shumë pakistanezë të përjetojnë sigurinë dhe komoditetin që sjell aplikimi i sistemeve inteligjente. (Irma)