Putin: Rusia, e gatshme të furnizojë Evropën me gaz përmes tubacionit Nord Stream 2
2024-02-10 13:50:06

Foto nga VCG

Gjermania nuk e ka rinisur funksionimin e tubacionit Nord Stream 2, megjithëse Rusia është e gatshme të furnizojë gaz përmes tij, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, përcjell “Xinhua”.

“Çështja nuk ka të bëjë vetëm me Nord Stream 1, i cili u dëmtua. Edhe Nord Stream 2 u dëmtua, por një tub është i sigurt dhe i shëndoshë dhe gazi mund të furnizohet në Evropë përmes tij, por Gjermania nuk e hap atë”,- tha Putin, gjatë një interviste me personalitetin mediatik amerikan, Tucker Carlson.

“Ka një rrugë tjetër përmes Polonisë, gazsjellësi “Yamal-Europe”, nga i cili është e mundur gjithashtu të dërgohet një fluks i madh gazi”,- theksoi Putin, duke shtuar se Polonia e ka mbyllur atë.

Tubacionet Nord Stream, të cilat transportonin gaz natyror nga Rusia në tregjet evropiane nëpërmjet Gjermanisë, u dëmtuan rëndë në shtator 2022 pas shpërthimeve në Detin Baltik. (Irma)