Polonia kritikon vendimin e republikanëve amerikanë për të bllokuar ndihmën për Ukrainën
2024-02-09 10:47:11

Foto nga VCG

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka kritikuar ashpër republikanët amerikanë të cilët bllokuan ndihmën për Ukrainën.

“Të nderuar senatorë republikanë të SHBA-së, turp të keni!”,- shkroi politikani i qendrës së djathtë në rrjete sociale, citon “RTSH”.

Kritika e fortë ndaj politikanëve amerikanë erdhi pasi Senati i SHBA-së bllokoi një faturë dypartiake 118 miliardë dollarë për kufirin SHBA-Meksikë dhe Ukrainën. Projektligji do të siguronte 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin zyrtar.

Tusk është një nga politikanët veteranë të Europës, që ka shërbyer si kryeministër i Polonisë nga 2007-a deri në 2014-n, president i Këshillit Europian nga 2014-a deri në 2019-n dhe president i Partisë Popullore Europiane nga 2019-a deri në 2022-shin, përpara se të kthehej në postin e kryeministrit në fund të vitit të kaluar. (Elona)