Transporti pritet të arrijë në 9 miliardë udhëtime individuale, Kina është plot gjallëri gjatë Festës së Pranverës
2024-02-09 15:52:30

Transporti i Festës së Pranverës për vitin 2024 në Kinë fillon më 26 janar dhe do të përfundojë më 5 mars, duke zgjaturgjithsej 40 ditë. Gjatë kësaj periudhe, turmat e njerëzve udhëtojnë nëpër mbarë vendin.

Transporti i udhëtarëve dhe mallrave do të mbetet në një nivel të lartë gjatë periudhës së fluksit të lëvizjeve për Festën e Pranverës të këtij viti dhe numri i udhëtimeve individuale ndërrajonale në të gjithë vendin pritet të arrijë në 9 miliardë. Midis tyre, vëllimi i qarkullimit të udhëtarëvenë rrugë hekurudhore, tokësore, ujore dhe ajrore pritet të rimëkëmbet në mënyrë të gjithanshme, duke arritur gjithsej mbi 1.8 miliardë, me një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar prej afërsisht 40 %.

Pas këtyre shifrave të jashtëzakonshme qëndron gjallëria dhe fuqia e iniciativës që ka shpërthyer nga nisma e "Kinës në lëvizje". Vizioni i bukur i "njerëzve që shijojnë lëvizshmërinë e tyre dhe mallrave që qarkullojnë pa probleme" po përshpejtohet për t'u bërë realitet.