Banka Europiane e Investimeve: BE-në e pret një vit i vështirë në financim
2024-02-09 11:42:30

Perspektivat për investime të korporatave brenda Bashkimit Europian janë të zymta, thuhet në raportin vjetor të investimeve të Bankës Europiane të Investimeve (BEI). Raporti vjetor i bankës së investimeve, i cili ofron një përmbledhje të investimeve të BE-së dhe nxitësve kryesorë, vuri në dukje se politika më e shtrënguar monetare dhe reduktimi i mbështetjes publike të lidhur me pandeminë dhe krizën energjetike janë arsyet e këtyre perspektivave negative, citon “ATSH”.

Raporti vlerëson kapacitetin e BE-së për të absorbuar goditjet ekonomike të lidhura me pandeminë dhe krizat energjetike ndaj politikave fiskale të mirëkoordinuara akomoduese. Politikat fiskale fleksibël lejuan mbështetje për kompanitë dhe familjet në kohë të vështira.

“Ky elasticitet ka ardhur kryesisht falë një reagimi të mirëkoordinuar të politikës së BE-së”,- tha presidentja e sapoemëruar e bankës Nadia Calviño, ndërsa hapi edicionin e dytë të Forumit të Grupit të Bankës Europiane të Investimeve në Luksemburg.

“Rivendosja e fundit e rregullave fiskale të BE-së, të cilat u pezulluan që nga marsi 2020 në përgjigje të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga Covid-19, pritet të frenojë shpenzimet publike në të gjithë BE-në”, sipas raportit.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në investimet private dhe rrjedhimisht në rritjen dhe konkurrencën e BE-së.

Raporti thekson sfidat e shumta për konkurrencën e BE-së, ndryshimet klimatike, ritmin e përshpejtuar të dixhitalizimit, shmangien e globalizimit dhe plakjes.

Për të mbetur konkurrues, raporti rekomandon përmirësimin e produktivitetit, nxitjen e inovacionit, adresimin e boshllëqeve të aftësive, rritjen e teknologjive të reja dhe mbështetjen e kompanive të reja dinamike. (Elona)