Parlamenti ukrainas vendosi për zgjatjen e mobilizimit dhe ligjit ushtarak
2024-02-08 11:15:30

Foto nga VCG

Parlamenti ukrainas vendosi për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe mobilizimin e vendosur pas nisjes së konfliktit me Rusinë me 90 ditë të tjera ose deri në mes të majit.

“Një shumicë prej dy të tretash votoi në favor të të dy projektligjeve të paraqitura nga presidenti Volodymyr Zelensky”, thanë disa anëtarë të Parlamentit, përcjell “RTSH”.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale janë pezulluar.

Ligji ushtarak i jep ushtrisë më shumë të drejta. Burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç që kanë të drejtë për shërbimin ushtarak lejohen të largohen nga vendi vetëm në raste të jashtëzakonshme. (Irma)