Regjistrohet një shpërthim pranë anijes greke të mallrave në Detin e Kuq
2024-02-08 14:24:06

Foto nga VCG

Një shpërthim u regjistrua pranë një anije tregtare në pronësi greke, ndërsa ajo udhëtonte përmes Detit të Kuq, njoftoi Roja Bregdetare greke.

“Shpërthimi ndodhi kur anija ishte rreth 90 kilometra nga qyteti port i Jemenit, Aden. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit, të cilët të gjithë janë nga Filipinet, nuk u plagos”, njoftuan autoritetet greke, citon “ATSH”.

Anija, e cila mbante flamurin e Ishujve Marshall, vazhdoi rrugën e saj.

Operacionet e Tregtisë Detare të Britanisë së Madhe të Ushtrisë britanike gjithashtu raportuan incidentin dhe u bënë thirrje anijeve në rajon që të kenë kujdes.

“Nuk kemi ende detaje. Mund të ketë qenë një minë detare”,- tha një zëdhënëse e Rojes Bregdetare greke. Media greke shkroi se anija quhet “Star Nasia”.

Rebelët Houthi në Jemen, mbështetur nga Irani, ka sulmuar vazhdimisht anijet me një lidhje të dyshuar izraelite që nga fillimi i luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamasit.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë përgjigjur me një sërë sulmesh ndaj objektivave Houthi në Jemen.

Autoritetet britanike thanë se sulmet ushtarake kanë dobësuar grupin Houthi, por aftësia e tyre për të vazhduar sulmin e anijeve nuk është zhdukur plotësisht.

Kompanitë e mëdha të transportit detar tani po e shmangin gjithnjë e më shumë rrugën, e cila normalisht përbën rreth 10% të tregtisë globale.  (Irma)