Suedia mbyll pa rezultat hetimin për shpërthimin në tubacionet e gazit “Nord Stream”
2024-02-08 11:12:41

Foto nga VCG

Prokuroria në Suedi njoftoi se hetimi për shpërthimet e tubacioneve të gazit “Nord Stream” në detin Baltik është mbyllur pa asnjë rezultat.

“Hetimi për sabotim të rëndë ndaj tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 është mbyllur”, njoftoi Prokuroria Publike Suedeze në një deklaratë për shtyp, cituar nga “Xinhua”.

Më 26 shtator 2022, disa shpërthime u regjistruan pranë ishullit danez Bornholm në detin Baltik. Menjëherë pas kësaj, katër rrjedhje u zbuluan në tre nga katër tubacionet “Nord Stream”. Më pas nisën hetimet në Suedi, Gjermani dhe Danimarkë. Në nëntor 2022 u dyshua për një rast sabotimi dhe se analiza kishte nxjerrë në pah mbetje eksplozivi. (Irma)