Spanja do të financojë 900 milionë euro për projektet e hidrogjenit të gjelbër
2024-02-08 15:42:19

foto nga CFP

Autobusi me energjinë e hidrogjenit në Palma të Spanjës / foto nga CFP

Spanja do të financojë afro 900 milionë euro (968 milionë dollarë amerikanë) për 10 projekte për prodhimin, transportin dhe zhvillimin e hidrogjenit të rinovueshëm, njoftoi kryeministri Pedro Sanchez, citon “Xinhua”.

“Objektivi i projekteve, të cilat ndodhen në të gjithë Spanjën, është të krijojnë një ekosistem industrial autentik, për të promovuar krijimin e një zinxhiri vlerash që po riindustrializon vendin”,- tha Sanchez, në përurimin e Panairit të 27-të Ndërkombëtar të Energjisë dhe Mjedisit në Madrid, që ka tërhequr rreth 500 ekspozues nga mbarë bota.

foto nga CFP

foto nga CFP

Sanchez e vuri theksin tek industria në zhvillim e prodhimit të elektrolizatorëve, prodhimin e hidrogjenit të rinovueshëm dhe përdorimin e tyre në dekarbonizimin e sektorëve të prodhimit dhe transportit, si dhe eksportin në vende të tjera evropiane dhe më gjerë.

Ai tha se në pesë vitet e fundit, sektori i energjisë së rinovueshme ka ndihmuar në krijimin e mbi 50.000 vendeve të punës në Spanjë, pasi 130.000 persona po punojnë tani në këtë sektor dhe fuqia punëtore do të kalojë gjysmë milioni deri në vitin 2030.

Ai tha se Spanja ka mundësinë e jashtëzakonshme për të përfituar nga energjia e rinovueshme, me mbi 80 për qind të energjisë elektrike të Spanjës që vjen nga këto burime deri në vitin 2030, duke ndihmuar në përfundimin e mbështetjes së saj në lëndët djegëse fosile, duke forcuar autonominë e saj energjetike dhe duke shmangur mijëra vdekje të shkaktuara nga ndotja.

Mbi gjysma e energjisë elektrike të Spanjës vinte nga burime të rinovueshme në vitin 2023, gjë që ndihmoi në uljen e emetimeve të CO2-shit nga prodhimi i energjisë elektrike me mbi 50 për qind krahasuar me vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare spanjolle. (Irma)

foto nga CFP

foto nga CFP