“Fitch Ratings”: Luftërat, zgjedhjet dhe rregulloret e reja mund të rrezikojnë tregjet financiare
2024-02-08 10:58:00

Foto nga VCG

Luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, zgjedhjet e ardhshme në shumë shtete të BE-së dhe rregullat e reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore pritet të rritin rreziqet gjeopolitike dhe politike, rrjedhimisht edhe tregjet financiare, është konkluzioni i agjencisë “Fitch Ratings”, e cila vlerëson situatën kreditore dhe aspektet financiare të zhvillimit të një vendi, shkruan “RTSH”.

“Ne presim që çmimet e shumicës së mallrave në bursa do të vazhdojnë të rriten - nafta, gaza, bakri deri edhe floriri - por rritja e dobët ekonomike dhe rezervat shumë të mëdha të karburanteve do ta kufizojnë disi çmimin e këtyre produkteve”,- njoftoi agjencia.

“Fitch Ratings” parashikon gjatë këtij viti kërkesë më të ulët për mallra si bakri, alumini dhe nafta, ndërsa tregu i gazit europian mbetet i sigurt.

“Në vitin 2024 nuk pritet që pushimi i përkohshëm i eksporteve amerikane të gazit të lëngshëm natyror të ndikojë te sasitë botërore të gazit natyror”,- bëri të ditur “Fitch”. (Irma)