Ish-Presidenti Trump nuk gëzon imunitet nga ndjekja penale
2024-02-07 16:18:22

Foto nga VCG

Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trump nuk gëzon imunitet nga hetimi për akuzat për përpjekje për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Trupa e përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Qarkun e kryeqytetit Uashington, refuzoi pretendimet e ish-Presidentit Trump se nuk mund të hetohet për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tij zyrtare.