Presidenti ukrainas viziton vijën e frontit në juglindje të vendit
2024-02-06 10:23:18

Foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, ku shpërndau dhe disa medalje, njofton “RTSH”.

“Kam nderin të jem këtu, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për të mbrojtur Ukrainën”,- tha presidenti Zelensky në një komunikatë, pasi vizitoi rajonin e Zhaporizhias.

Presidenca ukrainase njoftoi se kreu i shtetit vizitoi edhe pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.

Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse. (Fatosi)