Zjarret në pyje në Kili shkaktojnë dhjetëra viktima
2024-02-06 11:25:37

Foto nga VCG

Të paktën 112 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve pyjore në rajonin Valparaiso të Kilit, njofton “Panorama”.

Presidenti Gabriel Boric shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe deklaroi se do të vinte në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të trajtuar situatën.

Besohet se ky është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.

Ministria e Shëndetësisë vendosi një alarm shëndetësor në Valparaiso dhe bëri thirrje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren.

Studentët e mjekësisë që janë afër përfundimit të studimeve të tyre do të punësohen për të ndihmuar bluzat e bardha.

Ekipet e shpërtimit kanë luftuar për të arritur në zonat më të prekura. Ministrja e Brendshme, Carolina Toha, tha se dyshohet për rritje të numrit të viktimave.

Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që mos të udhëtojnë në zonat e goditura nga zjarret. (Fatosi)