SHBA-ja vijon sulmet ajrore, rrëzon dronet e grupit Houthi
2024-02-05 13:44:11

foto: VCG

foto: VCG

Forcat amerikane kanë vijuar sulmet që prej fundjavës së shkuar ndaj grupeve që mbështeten nga Irani, pas sulmit që këto të fundit kryen ndaj bazës amerikane, duke lënë të vdekur tre ushtarë amerikanë, njofton “RTSH”.

Forcat amerikane kanë goditur dronet e grupit Houthi që ishin nisur për të sulmuar anijet amerikane.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), nga sulmet u rrëzuan edhe shumë drone në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Sulmet vijnë në një kohë kur SHBA-ja vijon të mbajë nën shënjestër grupin Houthi në përpjekje për të mbrojtur anijet që kalojnë në rajon.

SHBA-ja goditi 85 objektiva në sulmet ajrore të kryera kundër milicive të tjera të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. SHBA-ja vazhdon të përpiqet të pengojë sulmet e mëtejshme ndaj ushtrisë së saj në rajon, pa shkaktuar përhapjen e konfliktit. (Fatosi)