SHBA, rreth 17.6 miliardë dollarë ndihmë usharake për Izraelin
2024-02-05 11:49:30

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hapur rrugë financimit prej rreth 17.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, njofton “RTSH”.

Projektligji i financimit pritet të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas kryetarit Mike Johnson, në një letër drejtuar anëtarëve.

Sipas Komitetit të Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve, 17.6 miliardë dollarë do të përfshijnë fonde për të ndihmuar në rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes raketore të Izraelit, blerjen e sistemeve shtesë të avancuara të armëve dhe prodhimin e artilerisë dhe municioneve të tjera.

Një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për municione të armëve të SHBA-së të ofruara për Izraelin pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. (Fatosi)