Intervistë e komisionerit federal zviceran Guy Parmelin për CMG-në
2024-02-03 16:26:02

Gjatë intervistës për CMG-në, komisioneri federal zviceran dhe ministri i Ekonomisë e Arsimit Guy Parmelin vuri në dukje se proteksionizmi rrezikon interesat e vendeve të ndryshme. Ai tha se shpresonte në zhvillimin e marrëdhënieve të një tipi të ri të partneritetit strategjik me Kinën, duke mirëpritur gjithashtu turistët kinezë për të vizituar Zvicrën.

Zvicra është vendi i parë në kontinentin evropian që nënshkroi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kinën. Lidhur me këtë, Guy Parmelin u shpreh se besimi është baza për zhvillimin e marrëdhënieve të mira. Zvicra i përkrah gjithashtu konsultimet e shkëmbimet midis vendeve të ndryshme. Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë është në ndihmë të vendosjes së besimit.

Gjatë më shumë se 7 dekadave që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Zvicrës, të dyja vendet e kanë trajtuar njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë, duke zhvilluar një bashkëpunim me leverdi reciproke. Guy Parmelin u shpreh se përfitimet e përbashkëta janë themeli i bashkëpunimit dypalësh dhe ky themel i fortë do t'i japë raporteve mes dy vendeve më shumë energji dhe zhvillim të qëndrueshëm. (Fani)