Zyrtari i lartë i Hungarisë përshëndet bashkëpunimin me Kinën
2024-02-03 11:42:47

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ministri hungarez për Ekonominë Kombëtare, Marton Nagy, deklaroi se pret që bashkëpunimi Hungari-Kinë të rriten edhe më shumë gjatë Vitit të Dragoit, në një intervistë për “Xinhua” gjatë një pritjeje nga Ambasada Kineze në Hungari për të festuar Vitin e Ri Kinez, Vitin e Dragoit.

Ai tha se Hungaria dhe Kina ndajnë të njëjtin qëndrim pragmatik ndaj bashkëpunimit dhe theksoi se Hungaria është një vend i mrekullueshëm që lidh Perëndimin me Lindjen.

Gjithnjë e më shumë kompani kineze, si “Huawei” dhe Banka e Kinës, kanë investuar në Hungari dhe kanë bërë progres.

Nagy dha urimet e tij në gjuhën kineze për Vitin e Ri Kinez që bie më 10 shkurt.

Përveç një gostie me rosën e famshme të Pekinit, pritja përmbante një sërë programesh, si vallëzimi tradicional i luanit, performanca Guzheng dhe kaligrafia kineze. (Irma)