BE-ja arrin marrëveshje për ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
2024-02-02 16:25:12

Flamuri i BE dhe Ukraines (Foto Trend.az)

27 vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord të japin 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë amerikanë) ndihmë për Ukrainën në një samit të posaçëm në Bruksel të enjten, deklaroi në mediat sociale presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, citon “Xinhua”.

Michel tha se paketa shtesë e mbështetjes prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën ishte nga buxheti i BE-së.

“Kjo mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”,- tha Michel, duke shtuar se BE-ja po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës.

Për javë të tëra, zyrtarët e BE-së janë përpjekur të arrijnë një kompromis me Hungarinë për të arritur një marrëveshje mbi paketën katërvjeçare për Ukrainën, për të cilën liderët e BE-së nuk arritën të bien dakord në një samit në mes të dhjetorit. (Irma)