Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëron për vdekje masive nëpër spitale
2024-02-02 11:32:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi për vdekje të mundshme masive të njerëzve të plagosur në sulmet izraelite dhe në pritje të ndihmës në spitalet në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës.

Në një deklaratë të ministrisë, përcjellë nga “Xinhua”, thuhet se situata katastrofike në spitalet e Khan Younis kërcënon jetën e shumë të plagosurve për shkak të mungesës së objekteve mjekësore dhe rrethimit të vazhdueshëm të spitaleve nga forcat izraelite.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria bëri të ditur se ushqimi ka mbaruar në Kompleksin Mjekësor Nasser dhe Spitalin Al-Amal në Khan Younis.

Ministria i kërkoi Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe agjencive të OKB-së që të mbrojnë spitalet në Khan Younis dhe të mbrojnë ata që janë të pranishëm në to dhe të ofrojnë ushqim dhe nevoja urgjente.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas deklaratës, numri i palestinezëve të vdekur nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në rreth 26.900, ndërsa gati 66.000 janë plagosur që prej 7 tetorit 2023. (Irma)