SHBA godet dronët në Jemen, të dyshuar se përgatiteshin për të sulmuar anijet tregtare
2024-02-02 11:38:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën rreth 10 dronë pa pilot në Jemen që dyshohet se po përgatiteshin për të sulmuar objektiva, tha një zyrtar amerikan, shkruan “Panorama”.

Militantët Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë nisur një valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, nën pretekstin e reagimit ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe shfaqjes së solidaritetit ndaj palestinezëve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sulmet e rebelëve Houthi kanë shkaktuar ndërprerje të transportit detar ndërkombëtar. SHBA-ja dhe Britania kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen dhe e kanë rikthyer organizatën në listën e grupeve terroriste.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detit të Kuq kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë shkaktuar frikë lidhur me zinxhirët e furnizimit global. Fuqitë botërore janë të shqetësuara se lufta në Gazë mund të tjetërsohet në një konflikt rajonal. (Irma)