"Strategjisë së Indo-Paqësorit" të BE-së i nevojitet bashkëpunimi me Kinën
2024-02-02 19:36:55

Të premten u hap në Bruksel Forumi i 3-të Ministror i Indo-Paqësorit i BE-së. Në vitin 2021, BE-ja publikoi dokumentin e parë të "Strategjisë së Indo-Paqësorit", ku theksoi zgjerimin aktiv të lidhjeve ekonomike me rajonin e Indo-Paqësorit dhe pjesëmarrjen në çështjet e sigurisë rajonale. Profesori i Institutit për Studime të Përparuara në Qeverisjen Rajonale dhe Globale të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Cui Hongjian u shpreh se ky forum ka si qëllim të zbatojë "Strategjinë e Indo-Paqësorit".  

Një gjë që vlen të përmendet është se Kina dhe ShBA-ja nuk u ftuan për të marrë pjesë në këtë Forum. Kina është një vend i rëndësishëm i rajonit të Indo-Paqësorit. BE-ja shpalli se dëshiron të ruajë bashkëpunimin me Kinën, por nga ana tjetër ka dyshime për Kinën, gjë që dëshmon një qëndrim kontradiktor të BE-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh që, si për të zgjidhur problemet e dukshme të Evropës, ashtu edhe për të trajtuar sfidat globale, Kina është partnere e besueshme dhe e pashmangshme e BE-së.(Xu Guang)