Kina, lulëzim i konsumit në prag të Festës së Pranverës
2024-02-02 15:42:59

Foto nga CFP

Ndërsa afrohet Festa e Pranverës e Kinës, po forcohet më tej hovi i konsumit të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, duke shfrytëzuar plotësisht epërsinë e tregut gjigant kinez. 

Përpara Vitit të Loong-ut, stina e blerjeve kombëtare në internet e Festës së Pranverës 2024 ka filluar tashmë në mes të janarit dhe do të zgjasë përgjatë të gjithë periudhës kremtuese të Vitit të Ri Kinez, që vazhdon deri më 17 shkurt. 

Si veprimtaria e parë e madhe në internet për nxitjen e konsumit këtë vit, kjo stinë blerjesh do të integrojë promovime në internet nga zona, platforma të tregtisë elektronike e dyqane të ndryshme, duke iu përshtatur kërkesave të konsumatorit që janë të lidhura me Vitin e  Loong-ut.

Veprimtaritë po tregojnë gjithashtu prirjet e fundit të konsumit të Kinës. Për shembull, Pekini po e vë theksin në konsumin digjital dhe po nxit produkte si kompjuterat dhe pajisjet e tjera elektronike e të komunikimit, ndërsa Shangai po synon veprimtari promovimi me fokus në konsumin e lidhur me shëndetin. 

Duke theksuar forcën tërheqëse të mallrave vendore, provinca Zhejiang e Kinës Lindore po organizon veprimtari blerëse lidhur me trashëgiminë kulturore jomateriale të Vitit të Ri Hënor Kinez. 

Përveç mallrave, konsumatorët kinezë kanë rritur gjithashtu shpenzimet e tyre për shërbimet. 

Sipas platformës kineze të udhëtimeve "Qunar", deri më 30 janar, rezervimet e hoteleve në destinacionet popullore të vizitave për Festën e Pranverës u rritën 320 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.