Kryeministri izraelit: T’i jepet fund misionit të UNRWA-s në Gaza
2024-02-02 11:35:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“Mendoj se është koha që komuniteti ndërkombëtar dhe vetë OKB-ja të kuptojnë se misioni i UNRWA-së duhet të përfundojë”,- i tha Netanyahu një delegacioni të ambasadorëve të OKB-së, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo është hera e parë që Netanyahu ka bërë thirrje për përfundimin e misionit duke akuzuar në mënyrë specifike zyrtarët e UNRWA-s si bashkëpunëtorë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit kundër Izraelit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri Netanyahu foli edhe mbi akuzat për gjenocid të ngritura nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke thënë se shumë nga akuzat u ngritën nga zyrtarë të UNRWA-së. (Irma)