PBB-ja e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e katërt 2023
2024-01-31 17:29:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e katërt të 2023-shit, me produktin e brendshëm bruto (PBB) që ra me 0.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të qeverisë, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Bashkimin Europian, ra në recesion në vitin 2023, duke u tkurrur me rreth 0.3% gjatë gjithë vitit, pasi vendi u godit nga inflacioni i lartë, normat e larta të interesit dhe kërkesa e ngadaltë globale për eksportet gjermane.

Ekonomistët presin kryesisht që viti 2024 të jetë sërish i vështirë për ekonominë gjermane.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ata parashikojnë se ekonomia do të tkurret përsëri në tremujorin e parë, pasi vendi përballet me sfida të shumta, duke përfshirë grevat e transportit dhe ndërprerjet e transportit detar përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. (Elona)