Kryediplomati amerikan: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se kurrë
2024-01-31 17:03:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konflikti aktual në rajonin e Lindjes së Mesme është po aq i rrezikshëm sa më shumë se 50 vjet më parë, ka paralajmëruar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Vlerësimi i Blinkenit për përshkallëzimin e tensioneve në rajon vjen pas një sulmi me dron të fundjavës në një post ushtarak amerikan në Jordani nga një grup militant i mbështetur nga Irani, ku u vranë tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe 40 të tjerë u plagosën, bën të ditur “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Unë do të argumentoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj”,- tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në Uashington.

Presidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi grupet e armatosura ekstremiste të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak dhe tha se SHBA-ja do të hakmerret për sulmin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi kundër përpjekjeve për të shfrytëzuar luftën për të shkaktuar jostabilitet të mëtejshëm, duke theksuar se Uashingtoni do të reagojë, por duke marrë masa për të shmangur konfliktet rajonale. (Elona)