Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike nga brigjet lindore
2024-01-30 12:02:22

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike në brigjet e saj lindore, disa ditë pasi testoi raketat e reja lundruese Pulhwasal-3-31, të afta për të mbajtur koka bërthamore, nga brigjet perëndimore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, përcjell “ATSH”.

Lëshimi i raketave në ujërat e qytetit port Shinpo të Koresë së Veriut u zbulua mëngjesin e të dielës, raportoi “Yonhap News” me bazë në Seul, duke cituar një deklaratë të publikuar nga shefat e shtabit të Koresë së Jugut.

Lajmi vjen pasi Koreja e Veriut njoftoi të enjten se kishte testuar një lloj të ri rakete strategjike, Pulhwasal-3-31, e cila thuhet se është e aftë të mbajë koka bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut bëri të ditur se kishte zbuluar gjithashtu lëshimin e disa raketave balistike në Detin e Verdhë nga Koreja e Veriut të mërkurën, mes tensioneve në rritje në Gadishullin Korean.

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar një dron sulmues bërthamor nënujor në përgjigje të stërvitjeve më të fundit të përbashkëta ushtarake në fillim të këtij muaji midis tre aleatëve rajonalë, SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë.    (Fatosi)