Gjykata dënon ish-presidentin amerikan Trump për shpifje
2024-01-29 16:13:41

Foto Panorama

Një gjykatë amerikane vendosi që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duhet t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll për shpifje dhe të ndalojë së shkatërruari reputacionin e saj, shkruan “ATSH”.

Juria vendosi qër t’i dhënë Carroll 18.3 milionë dollarë dëmshpërblim që rrjedhin nga dy deklaratat e Trump në qershor 2019, të cilat një gjyqtar më parë i shpalli si shpifëse, dhe 65 milionë dollarë si dëmshpërblim ndëshkues për vazhdimin e shpifjes kundër saj.

Gjatë dy ditëve në gjykatë, 80-vjeçarja Carroll përshkroi emocionalisht se si Trump shkatërroi ndjenjën e saj të sigurisë dhe e la atë në frikë të vazhdueshme për jetën e saj, ndërsa po luftonte me një vërshim të pandërprerë kërcënimesh me vdekje dhe abuzime nga mbështetësit e tij.

Shkrimtarja dëshmoi se flinte me një armë të mbushur në shtëpinë e saj, ku jeton e vetme. (Fatosi)