Shqiptari Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut
2024-01-29 16:39:09

Talat Xhaferri (Foto Oranews)

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut është zgjedhur shqiptari Talat Xhaferri, i cili do të drejtojë qeverinë teknike.

Parlamenti votoi me 65 vota pro dhe 3 kundër qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë abstenuar votimin për qeverinë teknike. Detyra kryesore e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve parlamentare të ndershme dhe demokratike të 8 majit.

Ai deklaroi se zgjedhja e një kryeministri shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ndodh në kohën e duhur, shkruan “ATSH”.

“Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar”,- tha Xhaferri, i cili deri tani ka qenë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria teknike e Xhaferit do të ketë një mandat prej 100 ditësh. (Fatosi)