Presidentja e KE-së dënon rritjen e antisemitizmit në Evropë
2024-01-29 15:22:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi rritjen masive të antisemitizmit në të gjithë Evropën, pas sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, njofton “ATSH”.

“Hebrenjtë evropianë po jetojnë përsëri me frikë”,- tha von der Leyen, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe 79-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Auschwitz-it.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian të kujtojë rreth 6 milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj dhe të gjitha viktimat e tjera të vrarë gjatë Holokaustit.

Presidentja e KE-së tha se kujtimi i Holokaustit ka marrë një kuptim të ri pas sulmeve terroriste nga grupi militant palestinez Hamas.

“Hebrenjtë ngacmohen dhe sulmohen në rrugë, në shkolla dhe universitete. Sinagogat janë vandalizuar. Varrezat hebreje janë përdhosur. Rritja e paprecedentë e akteve antisemitike në të gjithë Evropën na kujton kohën më të errët të historisë sonë. Ajo që është ndryshe tani është se ne të gjithë qëndrojmë me komunitetet hebreje. Nuk ka vend për urrejtje antisemite, veçanërisht në Evropë. Dhe nuk ka asnjë justifikim për antisemitizmin”,- deklaroi gjermania von der Leyen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga sulmet e 7 tetorit, ka pasur mbi 1200 vepra antisemite në Gjermani, u tha gazetarëve kohët e fundit kreu i Shërbimit të Brendshëm Sekret gjerman, Thomas Haldenwang. (Fatosi)