Shtohen aktet antisemite në Francë
2024-01-27 18:21:06

Aktet semitiste ne France (Foto Atsh)

Aktet semitiste ne France (Foto Atsh)

Aktet antisemite në Francë u rritën me 1000% pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas asaj që u publikua nga CRIF, Këshilli Përfaqësues i Institucioneve Hebraike në Francë, shkruan “ATSH”.

Shifrat në raportin e publikuar nga “Le Parisien” flasin për antisemitizmin më të fortë të hasur në Francë, i cili arrin kudo, madje edhe brenda shtëpive të viktimave.

Shifrat mbi të cilat bazohet studimi janë dhënë nga Ministria e Brendshme franceze.

Vitin e kaluar, në Francë u regjistruan 1676 akte antisemite, krahasuar me 436 në 2022. Që nga 7 tetori ato janë dhjetëfishuar, pasi në tetor, nëntor dhe dhjetor 2023 kishte po aq incidente (1242) sa kishte pasur në total në tri vitet e mëparshme. (Irma)