Kina ndërton një sektor financiar të zhvilluar dhe me cilësi të lartë në shërbim të qytetarisë
2024-01-27 21:24:01

Një sistem financiar është një grup institucionesh që krijojnë para, i menaxhojnë, i kontrollojnë, i shumëfishojnë dhe i shpërndajnë e rishpërndajnë paratë midis anëtarëve të një shoqërie. Sistemet financiare përfshijnë grupe rregullash dhe praktikash për të vendosur se cilat ide dhe politika dhe projekte financohen, cili do financojë dhe cila janë kushtet e financimit, megjithatë, në të tëra sistemet financiare e rëndësishme është se kujt i shërbejnë financat, të tërë anëtarëve të një shoqërie, apo një a disa shtresave të saj të privilegjuara dhe pikërisht nga kjo ndarje dallohen edhe kombet, shtetet dhe qeveritë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për shembull, duket se rruga e tanishme e ndjekur nga ane SHBA-ve në lidhje me financat dhe sistemin financiar është duke sjellë paqëndrueshmëri në tregun amerikan dhe atë botëror. Më shumë se 70% e amerikanëve e ndiejnë vehten në pasiguri financiare. Tashmë, sipas të dhënave zyrtare, amerikanëve me rreth 100.000$/vit të ardhura nuk u mbeten më para për të kursyer, duke dëmtuar konsumin dhe sistemin e kreditimit të ekonomisë amerikane, dhe nga ana globale, tregjet financiare në SHBA po përbëjnë një risk përherë e më të lartë për financat globale dhe kjo u duk fare mirë në periudhën e krizës financiare të viteve 2008 – 2012 dhe përgjatë Pandemisë COVID-19.

Financa është një term që përshkruan gjerësisht studimin dhe sistemin e parasë, investimeve dhe instrumenteve të tjera financiare dhe si terminologji financat ndahen gjerësisht në pesë kategori të dallueshme, që janë (1) financat publike, (2) financat e korporatave, (3) financat personale, (4) financat sociale dhe (5) financat e sjelljes, por ka shtete në të cilat ekzistojnë tre kategoritë e para (publike, e korporatave dhe personale), si për shembull disa nga ekonomitë perëndimore dhe ka edhe shtete e qeveri për të cilat është shumë e rëndësishme që te pesë kategoritë e financave të ekzistojnë, si për shembull ekonomia e Kinës, duke shtuar këtu se qytetërimi kinez ka luajtur historikisht një rol shumë të rëndësishëm në arenën globale në aspektet financiare.

Në këtë kuadër Presidenti i Kinës, Xi Jinping para disa ditësh (e martë, 23 Janar 2024) theksoi nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të sektorit financiar të Kinës me karakteristika kineze.  dhe nxitjen e zhvillimit cilësor të sektorit financiar. 

Ai tha: “Duke respektuar ligjet objektive të zhvillimit financiar modern, rruga e zhvillimit financiar me karakteristika kineze gëzon tipare që i përshtaten më mirë kushteve kombëtare të Kinës dhe është thelbësisht e ndryshme nga modeli financiar perëndimor”, duke shtuar se “duhet forcuar besimi dhe duhen bërë kërkime dhe përmirësime të qëndrueshme për të zgjeruar më tej këtë rrugë”.

Në fakt, që nga Kongresi Kombëtar i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, janë bërë përpjekje për të thelluar vazhdimisht kuptimin e thelbit të financave socialiste me karakteristikat kineze dhe për të promovuar risitë financiare në aspektin e praktikës, teorive dhe institucioneve, duke marrë parasysh këtu faktin se Kina tashmë ka grumbulluar përvojë të vlefshme dhe ka formuar gradualisht një rrugë zhvillimi financiar me karakteristika specifike kineze.

Konkretisht, udhëheqja e centralizuar dhe e unifikuar e Komitetit Qendror të PKK në lidhje me financat, mbështetur në parimin e fokusit te njerëzit, për t'i shërbyer ekonomisë reale, duke parandaluar dhe kontrolluar rreziqet, duke promovuar krijueshmërinë dhe inovacionin në aspektet e zhvillimeve financiare, duke zhvillur tregjet dhe duke bërë të mundur sundimin e ligjit, thellimin e reformës strukturore të sektorit financiar, duke mbështetur koordinimin e hapjes financiare të vendit, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin.

Banka Qendrore e Kinës(Foto:VCG)

Banka Qendrore e Kinës(Foto:VCG)

Xi theksoi në takim se” “Fuqia ekonomike, shkencore, teknologjike dhe e përgjithshme kombëtare e Kinës duhet të mbështetet në një sektor financiar të fuqishëm, aktiv dhe produktiv dhe kjo kërkon (1) një monedhë të fortë, (2) një bankë qendrore të fortë, (3) institucione të forta financiare, (4) qendra të forta financiare ndërkombëtare, (5) mbikëqyrje dhe rregullim të fortë financiar, dhe (6) një grup të fortë të talenteve financiare” dhe për të forcuar aftësitë financiare të Kinës, nevojitet (1) ndërtimi i një sistemi financiar modern me karakteristika kineze, (2) një sistem rregullimi financiar shkencor i kujdesshëm, (3) një sistem tregu financiar të strukturuar në mënyrë të arsyeshme, (4) një sistem institucionesh financiare me ndarjen e detyrave dhe bashkëpunim, (5) një sistem i plotë dhe efektiv i mbikëqyrjes financiare, (6) një sistem produktesh dhe shërbimesh financiare të larmishme dhe profesionale, si dhe (7) një sistem të pavarur, të kontrollueshëm, të sigurt dhe efikas të infrastrukturës financiare.

Duket se qeveria e Kinës synon parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve financiare, veçanërisht ato sistemike, me anë të identifikimit të rrisqeve, shmangies dhe eliminimit të tyre dhe menaxhimin e tyre, duke vënë theksin në mbikëqyrjen financiare, zbatimin e ligjit dhe rregullimin e sjelljes.

Kina tenton hapjen financiare të nivelit të lartë, duke përafruar legjislacionin financiar dhe të kontabilitetit me rregullimet financiare dhe të kontabilitetit të dakordësuara në marrëveshjet globale ekonomike dhe tregtare, mbështetur në parimin sa më pak masa kufizuese dhe sa më shumë transparencë, stabilitet dhe parashikueshmëri më të mirë të politikave të hapjes. Po në këtë aspekt dhe jo vetëm, “duhet bërë më shumë për të rregulluar aktivitetet e investimeve dhe financimit jashtë shtetit dhe për të përmirësuar mbështetjen financiare për bashkëpunimin "Brezi dhe Rruga”, tha Xi, duke shtuar se “Për të rritur fuqinë financiare të vendit, është e rëndësishme t'i përmbahemi kombinimit të shtetit ligjor dhe sundimit të virtytit dhe të kultivojmë një kulturë financiare me karakteristika kineze, kulturë që i përmbahet parimeve të (1) të qenit i ndershëm dhe i besueshëm, (2) kërkimit te përfitimeve përmes qasjeve të drejta dhe shmangies së një përqendrimi të vetëm te fitimi, (3) ruajtjes së maturisë dhe kujdesit në punë pa iu nënshtruar joshjes së suksesit të shpejtë, (3) parandalimit të devijimit të fondeve nga ekonomia reale, (4) sigurimit të pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret, dhe (5) përmbajtjes ndaj veprimeve të pamatura.

Edhe në nëntorin e kaluar, në konferencën qendrore të punës financiare, (Pekin, 30- 31 tetor 2-23), presidenti kinez analizoi situatat me të cilat përballet zhvillimi cilësor i sektorit financiar, duke theksuar se sektori financiar është gjaku i ekonomisë së një kombi dhe një komponent thelbësor i konkurrencës bazë të një vendi. Ai tha: “Është e domosdoshme për të përshpejtuar ndërtimin e një kombi me një sektor financiar të fortë, për të forcuar plotësisht rregullimin financiar, për të përmirësuar sistemin financiar, për të optimizuar shërbimet financiare dhe për të parandaluar dhe zbutur në mënyrë efektive rreziqet financiare. Kina do të mbetet e përkushtuar në rrugën e zhvillimit financiar me karakteristika kineze dhe do të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të saj financiar për të ofruar mbështetje të fortë për ndërtimin e plotë të Kinës në një vend të fortë dhe arritjen e përtëritjes kombëtare përmes modernizimit kinez”, dhe për ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina e shikon si domosdoshmëri përshpejtimin e ndërtimit të  fuqisë financiare të vendit, promovimin e zhvillimit cilësor të sektorit financiar, thellimit të reformave strukturore të ofertës financiare, përmirësimit të integritetit, ekspertizës dhe aftësive të profesionistëve financiarë dhe forcimit të rregullimeve gjithëpërfshirëse, për të parandaluar dhe zbutur rreziqet, duke garantuar se ky sektor ndjek parimin themelor të kërkimit të përparimit duke ruajtur stabilitetin, vendos një ekuilibër midis zhvillimit dhe sigurisë, mban vijën e kuqe të parandalimit të rreziqeve sistematike financiare, i përmbahet rrugës së zhvillimit financiar me karakteristika kineze, përshpejton ndërtimin e një sistemi financiar modern me karakteristika kineze, që vazhdon të plotësojnë nevojat për shërbime financiare në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social dhe nevojat në rritje të njerëzve për shërbime të tilla, duke hapur vazhdimisht terren të ri në punën financiare në epokën e re dhe e gjithë kjo mbështetur në rregullat financiare dhe në rregullimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit financiar.

Nga: Dr. Enriko Ceko