Shkencëtarët zbulojnë koloni të panjohura të pinguinëve perandorë në Antarktidë
2024-01-27 18:11:44

foto nga CFP

foto nga CFP

Koloni të panjohura më parë të pinguinëve perandorë janë parë në imazhet e reja satelitore.

Katër kolonitë e gjetura rishtazi ka të ngjarë të ekzistonin për shumë vite, por shkencëtarët nuk i kishin parë më parë. Ato janë kryesisht koloni të vogla, me më pak se 1000 çifte riprodhuese secila. Shkencëtarët aktualisht njohin 66 koloni të pinguinëve perandorë, shkruan “RTSH”.

Pinguinët perandorë, të konsideruar gati të kërcënuar me zhdukje, janë pinguinët më të mëdhenj në botë. Ata rrisin zogjtë e tyre në dimër në Antarktik në pjesë të akullit të ngrirë të detit. Por nëse akulli shpërthen përpara se zogjtë të fluturojnë, shumica do të ngordhin.

Disa pinguinë perandorë po lëvizin kolonitë e tyre pasi shkrirja e akullit nga ndryshimet klimaterike kërcënon tokat e shumimit, sipas hulumtimit të publikuar, cituar nga “Associated Press”. (Irma)

foto nga CFP

foto nga CFP