BQE lë të pandryshuara normat bazë të interesit
2024-01-27 19:23:10

Shefja e BQE-se (Foto Xinhua)

Shefja e BQE-se (Foto Xinhua)

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të lërë të pandryshuara normat bazë të interesit, pasi inflacioni bazë ra në dhjetor 2023.

Tri normat bazë të interesit do të mbeten në nivele historikisht të larta.

BQE-ja bëri të ditur se norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë marxhinale dhe lehtësinë e depozitave do të mbeten të pandryshuara përkatësisht në 4.5 për qind, 4.75 për qind dhe 4 për qind, shkruan “Xinhua”.

“Përveç një efekti bazë rritës të lidhur me energjinë në inflacionin total, tendenca rënëse e inflacionit bazë ka vazhduar dhe rritjet e normave të interesit në të kaluarën vazhdojnë të transmetohen me forcë në kushtet e financimit”,- bëri të ditur BQE-ja.

Banka konfirmoi se pothuajse të gjitha masat e inflacionit bazë ranë në dhjetor. Norma e rritjes së pagave në Eurozonë, për të cilën presidentja e bankës qendrore Christine Lagarde ishte e shqetësuar në mbledhjen e fundit të BQE-së për përcaktimin e normave, ka filluar të lehtësohet.

BQE-ja ripohoi vendosmërinë e saj për të rikthyer inflacionin në 2 për qind në kohën e duhur dhe njoftoi se normat e politikës së bankës do të vendosen në nivele mjaft kufizuese për aq kohë sa të jetë e nevojshme. (Irma)