Policia spanjolle shkatërron bandën e hajdutëve profesionistë, mes tyre dhe shqiptarë
2024-01-26 16:04:05

Hajdutet (Foto Panorama)

Hajdutet (Foto Panorama)

Policia spanjolle bëri të ditur se ka shkatërruar një bandë ish-ushtarake nga Evropa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur disa shtëpi luksoze në provincën jugore të Malagas.

Gjatë operacionit u prangosën 6 persona u arrestuan, duke përfshirë edhe kreun e dyshuar nga Shqipëria. U gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë.

Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella, shkruan “Panorama”.

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin shumë të aftë në grabitje dhe vjedhje.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundërvëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura. Ata ishin të trajnuar edhe për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, si dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet”, thuhet në një deklaratë të Policisë spanjolle.

Policia njoftoi se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas. (Irma)