Partneritet i fortë midis dy hemisferave
2024-01-25 11:19:00

Vizita e Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Brazil në fundjavën e kaluar  është e favorshme që të dyja palët të vazhdojnë momentin pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, që u krijua nga vizita shtetërore e Presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Kinë në prill të vitit të kaluar dhe thellimi i partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Brazil.

Vendet më të mëdha në zhvillim në hemisferat lindore dhe perëndimore, Kina dhe Brazili mbështesin multilateralizmin dhe një rend ndërkombëtar të drejtë me Kombet e Bashkuara në qendër. Të dy vendet po luajnë rol të rëndësishëm jo vetëm në stabilizimin e industrisë globale dhe zinxhirëve të furnizimit, por edhe në promovimin e zgjidhjeve paqësore për konfliktet në Ukrainë dhe Gaza.

Xinhua

Ky vit shënon 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, të dyja palët duhet të përcaktojnë objektivin afatgjatë për ndërtimin e një komuniteti Kinë-Brazil me një të ardhme të përbashkët, në mënyrë që të dërgohet një sinjal pozitiv se Kina dhe Brazili janë partnerë afatgjatë strategjikë, të besueshëm.

Si vende që kanë ndikim të madh përkatësisht në Azi dhe Amerikën Latine, të dy vendet duhet të eksplorojnë dhe thellojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin e gjithanshëm midis Kinës dhe Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe midis Kinës dhe Tregut të Përbashkët Jugor, të ndihmojnë Amerikën Latine dhe vendet e Karaibeve të bashkohen dhe të forcohen, në mënyrë që të ecin së bashku drejt modernizimit.

Gjithashtu, të dy palët mund të koordinohen më ngushtë me njëra-tjetrën për të promovuar një qeverisje globale efektive nën kuadrin e OKB-së, G20 dhe BRICS-it.

Disa kanë spekuluar se Kina ka forcuar marrëdhëniet e saj me Brazilin për të kundërshtuar strategjinë e frenimit të Kinës nga Shtetet e Bashkuara. Por kjo nuk është e vërtetë. Ka  ekzistuar prej kohësh politika e Pekinit që të mbështesë fuqishëm Brazilin në përshpejtimin e zhvillimit të tij ekonomik dhe social dhe ta inkurajojë atë të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Zhvillimi i marrëdhënieve kino-braziliane ka hapësirë dhe potencial të madh dhe nuk synon asnjë palë të tretë. Përkundrazi, ai fokusohet në promovimin e zhvillimit të përbashkët të botës dhe një rendi ndërkombëtar të drejtë që është në përputhje me interesat e të gjitha vendeve dhe popujve.