Zbulohet harta qiellore më e vjetër në botë
2024-01-25 16:16:54

Disku i zbuluar (Foto ATSH)

Disku i zbuluar (Foto ATSH)

Astronomët italianë, Federico Bernardini dhe Paolo Molaro kanë zbuluar një disk guri që mund të jetë një nga hartat më të vjetra të qiellit, shkruan “Ilmessaggero.it”, citon “ATSH”.

Ai u gjet në Karst të Triestes dhe duhet të jetë rreth 3000-vjeçar.

Dy studiuesit analizuan 29 shenjat në gur dhe janë të bindur se shumica e tyre korrespondojnë me yjësitë e yjeve më të shndritshëm në qiell.

Përfaqësimi më i vjetër i qiellit të natës i njohur sot është ndoshta disku i Nebrës, një artefakt bronzi me aplikime ari që tregojnë Diellin, Hënën dhe Plejadat. (Elona)