Xi takon kryeministrin e Antigua dhe Barbuda
2024-01-24 20:41:20

foto: VCG

foto: VCG

Të mërkurën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryeministrin e Antigua dhe Barbuda Gaston Browne, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.

Xi vuri në dukje se Antigua dhe Barbuda është një nga vendet e para në Karaibet Lindore që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 41 vjet më parë, Kina e Antigua dhe Barbuda e kanë respektuar dhe e kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën, duke u bërë model për trajtimin e njëri-tjetrit si të barabartë dhe për arritjen e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella ndërmjet vendeve të mëdha dhe vendeve të vogla. Në situatën e re, Kina është e gatshme të punojë me Antigua dhe Barbuda për të intensifikuar shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe për të shkëmbyer përvojë në qeverisjen kombëtare, për të forcuar përafrimin e strategjive të zhvillimit, për të thelluar bashkëpunimin praktik dhe për të promovuar marrëdhëniet Kinë-Antigua dhe Barbuda të arrijnë më shumë rezultate dhe më shumë përfitime për të dy popujt. Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Antigua dhe Barbuda në tregti, ndërtimin e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, energjinë e re, mjekësinë e shëndetësinë dhe fusha të tjera brenda kornizës së tetë veprimeve për zbatimin me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë”. Të dyja palët duhet të intensifikojnë shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, vuri në dukje Xi, duke mirëpritur më shumë të rinj nga Antigua dhe Barbuda të studiojnë në Kinë. Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh me Antigua dhe Barbuda, të mbrojë një shumëpolaritet të barabartë e të rregullt botëror dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës, dhe të promovojë ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Gaston Browne falënderoi sinqerisht në emër të qeverisë dhe popullit të Antigua dhe Barbuda qeverinë kineze për mbështetjen e çmuar. Ndihma dhe bashkëpunimi i Kinës kanë promovuar shumë zhvillimin e Antigua dhe Barbuda dhe e kanë ndihmuar atë të shkëputet nga varfëria. Kina i përmbahet parimit se të gjitha vendet, të mëdha apo të vogla, janë të barabarta, dhe promovon në mënyrë aktive vizionin madhor të ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Duke propozuar ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global, Kina promovon me veprime praktike zhvillimin e përbashkët të botës dhe begatinë e përfitimet për popujt. Antigua dhe Barbuda beson fort se Tajvani ka qenë, është dhe do të jetë një provincë e Kinës, do të vazhdojë t'i përmbahet me vendosmëri parimit të “Një Kine” dhe do të mbështesë fuqishëm Kinën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Antigua dhe Barbuda është e gatshme të jetë partnerja më e besueshme e Kinës, të qëndrojë e vendosur përkrah Kinës për çështjet që përfshijnë mirëqenien e të gjithë njerëzimit dhe të mbrojë interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim.