Izraeli propozon një armëpushim dymujor
2024-01-24 14:47:32

Izraeli propozon një armëpushim dymujor në luftën e Gazës, e cila ka kaluar më shumë se 100 ditë.

“Oferta do t’u bëhet ndërmjetësuesve nga Egjipti dhe Katari dhe pritet të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi islamik, raportoi gazetari i mirënjohur izraelit Barak Ravid, i cili citoi dy zyrtarë të qeverisë izraelite, të paidentifikuar, shkruan “ATSH”. Sipas informacioneve izraelite, Hamasi mban ende 136 pengje.

Një armëpushim dymujor do të ishte oferta më e gjerë e bërë nga qeveria izraelite deri tani.

Hamasi liroi 105 pengje gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit. Në këmbim, Izraeli liroi 240 të burgosur palestinezë. Që atëherë, qeveria izraelite ka treguar pak vullnet për të bërë lëshime në këmbim të lirimeve të mëtejshme të pengjeve. (Elona)