Mijëra persona protestuan në Gjermani kundër deportimit masiv të emigrantëve
2024-01-23 11:30:59

Protesta ne Gjermani (Foto Rtsh)

Protesta ne Gjermani (Foto Rtsh)

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish në të gjithë Gjermaninë kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), pasi u zbulua se anëtarët e partisë diskutuan planet e dëbimit masiv të emigrantëve në një takim të ekstremistëve.

Fluksi i demonstruesve ishte aq i madh në Mynih sa organizatorët u detyruan të anulonin një marshim të planifikuar dhe t'u kërkonin njerëzve të shpërndaheshin për arsye sigurie. Organizatorët thanë se rreth 50.000 njerëz ishin paraqitur në demonstratë, dy herë më shumë sesa ishin regjistruar për këtë ngjarje. Policia vlerësoi një shifër prej rreth 100.000, sipas të përditshmes gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Demonstrata pati në rreth 100 zona në të gjithë Gjermaninë gjatë fundjavës. Protestuesit po ashtu kanë paralajmëruar protesta para Parlamentit gjerman në Berlin dhe në qytetet në lindje ku AfD ka bastionet e saj.

Politikanët, kishat dhe trajnerët e Bundesligës kanë kërkuar që të gjithë njerëzit të ngrihen kundër AfD. (Fatosi)