Ron DeSantis heq dorë nga gara presidenciale në SHBA
2024-01-23 11:00:33

Ron DeSantis (Foto Rtsh)

Ron DeSantis (Foto Rtsh)

Guvernatori republikan Ron DeSantis ndërpreu fushatën e tij për president të SHBA-së, duke hequr dorë nga gara, njofton “RTSH”.

Guvernatori i Floridës është larguar nga gara presidenciale e vitit 2024 shtatë muaj pas një fillimi të vështirë të fushatës së tij.

Më herët gjatë ditës, DeSantis kishte hequr dorë nga disa dalje të planifikuara në media.

Largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Donald Trump.

Ky vendim i tij vjen dy ditë përpara zgjedhjeve paraprake në New Hampshire.

DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën “X”.

“Sot po e pezulloj fushatën time. Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump një shans tjetër”,- tha ai, duke shtuar: “Ai ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te garda e vjetër republikane e dikurshme, apo ripaketimi i formuar që përfaqëson Nikki Haley”. (Fatosi)