Kryeministri izraelit: Nuk ka kompromis për kontrollin e sigurisë në Gaza
2024-01-22 10:22:25

Foto nga VCG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ai nuk do të bëjë kompromis për kontrollin e sigurisë izraelite mbi zonën në perëndim të Jordanisë, njofton “Panorama”.

“Nuk do të bëj kompromis për kontrollin e plotë të sigurisë izraelite mbi të gjithë zonën në perëndim të Jordanisë dhe kjo është në kundërshtim me një shtet palestinez”,- shkroi Netanyahu në një postim në “X”:

Deklarata vjen pasi qëndrimi i tij kundër zgjidhjes me dy shtete është kritikuar nga udhëheqës të huaj. (Fatosi)