Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael
2024-01-21 16:34:15

Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit në Gazë protestuan para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të shtunën, duke kërkuar nga qeveria e tij të ndërmarrë hapa vendimtarë për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre, ndërkohë që thellohen ndasitë mbi drejtimin e luftës brenda kabinetit izraelit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Anëtarët e një grupi që përfaqëson familjet e pengjeve thanë se "ishin lutur për 105 ditë" dhe tani kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë hapa të guximshëm për të liruar pengjet.

Ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit, ka thënë se armëpushimi është mënyra e vetme për të siguruar lirimin e tyre, një koment që nënkupton kritika ndaj strategjisë aktuale të Izraelit për të mos hequr dorë nga lufta kundër militantëve të Hamasit deri sa ajo organizatë të shkatërrohet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Protesta para shtëpisë së kryeministrit dhe komenti i zotit Eisenkot janë shenja të mosmarrëveshjeve në rritje në Izrael mbi drejtimin e luftës, që është në muajin e katërt.