Zyrtarja e KE-së: Europa ka nevojë për emigrantë për të qëndruar konkurruese
2024-01-21 11:34:12

Evropa ka nevojë për emigrantë për të qëndruar konkurrues, deklaroi Dubravka Suica, zëvendëspresidente për Demokracinë dhe Demografinë në Komisionin Evropian, në një forum mbi krizën demografike të mbajtur në Greqi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas saj, përball uljes së nivelit të lindjeve, vendet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë shifrat demografike për të planifikuar çdo politikë ekonomike dhe për të investuar te kapitali njerëzor, përfshirë emigrantët e ligjshëm, për të mbetur konkurrues, shkruan “Xinhua”.

Popullsia e njerëzve të moshës 65 e lart në BE pritet të rritet ndjeshëm, duke shkuar nga gati 90.5 milionë në fillim të 2019-s në 129.8 milionë deri në vitin 2050. Në të njëjtën kohë do të ketë 13.5 për qind më pak njerëz të moshës më pak se 55 që jetojnë në BE deri në vitin 2050, sipas parashikimeve nga Eurostat-i, Agjencia e Statistikave të BE-së.

Fuqia punëtore po plaket e zvogëlohet dhe emigrimi i ligjshëm në BE duhet të rritet me rreth 1 milion njerëz në vit në vitet e ardhshme për të mbushur boshllëkun, sipas BE-së.

“Në kontekstin e Paketës së Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (RRF) për të mbështetur shtetet anëtare të BE-së për t'u rikuperuar nga pandemia Covid-19, deri në vitin 2027, BE-ja do të investojë 156 miliardë euro (169.78 miliardë dollarë amerikanë) për demografinë, përfshirë programet e strehimit dhe arsimit”,- theksoi Suica. (Irma)