Ekonomia e Kinës zhvillohet me cilësi dhe në mënyrë solide, duke mbështetur fuqimisht edhe ekonominë globale
2024-01-19 10:47:30

Edhe pse viti 2023 në përgjithësi u karakterizua nga një mjedis kompleks dhe të vështirë ndërkombëtar, ekonomia e Kinës shfaqi karakteristikat saj më të mira, u zhvillua me cilësi dhe në mënyrë solide, duke mbështetur fuqimisht edhe ekonominë globale.

Në sferën e brendshme ekonomia e Kinës realizoi detyrat për të mbështetur nga ana ekonomike reformat tërësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe në arenën ndërkombëtare ajo u paraqit si një ekonomi me besueshmëri të lartë dhe me përmirësim të vazhdueshëm të parametrave të biznesit transnacional, parametrave të sofistikimit të biznesit dhe të sofistikimit të tregjeve.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (CPC), në një njoftim të fundit, theksoi se të gjitha rajonet dhe departamentet zbatuan në mënyrë rigoroze vendimet dhe arritën objektivat, (1) duke iu përmbajtur parimit të përgjithshëm të kërkimit të përparimit, duke ruajtur stabilitetin, (2) duke zbatuan plotësisht dhe besnikërisht filozofinë e re të zhvillimit të vendit në të gjitha frontet, (3) duke përshpejtuan përpjekjet për nxitjen e një modeli të ri zhvillimi, që ka në themel (a) reformat dhe hapjen e thelluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, (b) forcimin e rregullimit makro dhe (c) dyfishimin e përpjekjeve për të (I) zgjeruar kërkesën e brendshme, (II) për të optimizuar strukturën, (III) për të rritur besimin dhe (IV) për të parandaluar e zbutur rreziqet.

Si rezultat, ekonomia e Kinës tregoi se rimëkëmbja nuk ndalet, oferta dhe kërkesa u përmirësuan në mënyrë të qëndrueshme, transformimi dhe përmirësimet u avancuan në mënyrë solide, punësimi dhe çmimet ishin përgjithësisht të qëndrueshme, mirëqenia e njerëzve u garantua në mënyrë të fuqishme dhe efektive, u bë përparim i qëndrueshëm në zhvillimin, duke realizuar me rezultate të kënaqshme objektivat në tërësi dhe në aspektet specifike.

CFP

Më 6 dhjetor, në Ganzhou të Kinës lindore, treni për eksportimin e makinave elektrike BYD/CFP

Paraprakisht, në vitin 2023 produkti i brendshëm bruto (PBB) ishte 126,058.2 miliardë juanë, 5.2% më shumë se një vit më parë. Sektori primar solli një vlerë 4,1% më shumë se vitin që shkoi, sektori sekondar 4,7%, sektori terciar 5.8%,  për qind më shumë.

Në të tërë tremujorët e vitit 2023 ekonomia e Kinës performoi pozitivisht, por më mirë jo u paraqit në tremujorin e parë, të dytë dhe të tretë.

1.      Prodhimi bujqësor solli një rekord të ri. Prodhimi i drithërave të bukës shënoi rekordin me 695.41 milion ton, një rritje 8.88 milion ton më shumë se viti 2022, ose ndryshe 1.3%. Prodhimi i përgjithshëm i mishit të derrit, viçit, deles dhe shpendëve në vitin 2023 ishte 96.41 milionë tonë, 4.5% më shumë se një vit më parë. Prodhimi i qumështit arriti në 41,97 milionë tonë, me rritje 6,7% dhe ai i vezëve shënoi 35,63 milionë tonë, me rritje prej 3,1 për qind më shumë se në vitin 2022.

CFP

Më 18 dhjetor, në portin e Lian Yungang të Kinës, anija për eksportimin e makinave/CFP

2.      Prodhimi industrial u rikuperua në mënyrë të qëndrueshme dhe prodhimi i pajisjeve, teknologjive dhe veglave të punës u rrit me shpejtësi, duke bërë që kjo të mbështesë sektorin prodhues për një produktivitet edhe më të lartë në vitet që vijnë. Vlera e shtuar totale e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar është rritur me 4.6% krahasuar me vitin e kaluar, ku dallohen minierat, përpunimi, prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë, etj. Për sa i përket pronësisë, vlera e shtuar e sipërmarrjeve shtetërore mbajtëse u rrit me 5,0%, ajo e sipërmarrjeve aksionare me 5,3%, ajo e ndërmarrjeve të financuara nga investitorë të huaj dhe investitorë nga Hong Kongu, Makao dhe Tajvani me 1,4%, dhe ajo e sipërmarrjeve private me 3.1%. Sipas produkteve, prodhimi i qelizave diellore, automjeteve me energji të rinovueshme u rrit përkatësisht me 54,0% dhe 28,5%.

3.      Sektori i shërbimeve regjistroi një rritje të shpejtë, duke patur një performancë të shkëlqyer kryesisht në aspektin e kënaqësisë së klientëve, duke shënuar një vlerë të shtuar në këtë sektor  rreth 5.8% më shumë se një vit më parë. Specifikisht, vlera e shtuar e akomodimit dhe hotelierisë, transmetimit të informacionit u rrit 14.5%, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit 11.9%, qiradhënies dhe shërbimeve të biznesit 9.3%, transportit, magazinimit dhe shërbimeve postare 8.0%, ndërmjetësimit financiar 6.8% dhe shitjeve me shumicë dhe pakicë 6.2%.

Më 8 nëntor, në qytetin Chongqing të Kinës jugperëndimore, konsumuesit në natë/CFP

4.      Tregu performoi në mënyrë adekuate. Shitjet në treg u rikuperuan me shpejtësi dhe konsumi i shërbimeve u rrit shpejt. Në vitin 2023, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 47,149.5 miliardë juanë, 7.2% më shumë se një vit më parë. Në zonat urbane 7.1% më shumë dhe në në zonat rurale 8.0%. Shitjet me pakicë të mallrave 5.8%, katering 20.4 për qind, shitjet e mallrave bazë të jetesës (veshje, këpucë, kapelle, tekstile, drithëra, vaj ushqimor) nga 5 – 13%. Një rritje të fuqishme pati edhe tregtia me pakicë e arit, argjendit, bizhuterive, artikujve sportive dhe argëtues, pajisjeve të komunikimit, etj, që është një tregje për praninë dhe fuqinë e shtresës së mesme në rritje dhe një tregues se varfëria tashmë si për banorët e zonave urbane, ashtu dhe për ata që banojnë në zonat rurale, tashmë është zhdukur. Shitjet me pakicë në internet u rritën me 11.0%, krahasuar me një vit më parë.

5.      Investimet në asete fikse u rritën dhe investimet në industritë e teknologjisë së lartë dëshmuan një moment të mirë rritjeje. Investimet në infrastrukturë u rritën me 5.9%, prodhimi u rrit me 6.5%, etj. Investimet në prodhimet e produkteve të teknologjisë së lartë dhe shërbimet për to, u rritën përkatësisht me 9.9% dhe 11.4%.

6.      Importet dhe eksportet e mallrave ishin përgjithësisht të qëndrueshme dhe struktura e tregtisë vazhdoi të optimizohej. Në vitin 2023, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 41,756.8 miliardë juanë, 0.2% më shumë se një vit më parë, vlera totale e eksporteve 0.6% më shumë, vlera totale e importeve 0.3% më pak, ndërsa bilanci tregtar ishte 5,788.4 miliardë juanë suficit. Importet dhe eksportet nga ndërmarrjet private u rritën me 6.3%, duke treguar hapësirën që tashmë ka sektori privat në vend. Importet dhe eksportet me vendet partnere të projektit gjigand “Një Brez dhe Një Rrugë”, u rritën me 2.8%, duke zënë 46.6 për qind të vlerës totale të importeve dhe eksporteve.

7.      Çmimi i mallrave të konsumit u rrit lehtë duke shfaqur qëndrueshmëri brenda parametrave të përcaktuar nga ana e Bankës Qendrore të Kinës. Në vitin 2023, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 0.2%, krahasuar me një vit më parë. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit u rritën me 0.3%, veshjet 1,0%, strehimi i mbajtur në të njëjtin nivel, artikujt dhe shërbimet për përdorim të përditshëm 0.1%, transporti dhe komunikacioni ranë me 2.3%, arsimi, kultura dhe rekreacioni u rritën me 2.0%, shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor u rritën me 1.1%, artikujt dhe shërbimet e tjera u rritën me 3.2%.

Më 20 shkurt të vitit 2023, punonjësja në fabrika tekstile/CFP

8.      Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë e anketuar në zonat urbane u ul. Në vitin 2023, shkalla e papunësisë së anketuar në zonat urbane ishte mesatarisht 5.2 për qind, 0.4 pikë përqindje më e ulët se ajo e një viti më parë.

9.      Të ardhurat e banorëve vazhduan të rriten dhe të ardhurat e banorëve ruralë u rritën më shpejt se ato të banorëve urbanë. Në vitin 2023, të ardhurat e disponueshme mbarëkombëtare për frymë të banorëve ishin 39,218 juanë, një rritje nominale prej 6.3% krahasuar me atë të një viti më parë dhe një rritje reale prej 6.1 përqind pas zbritjes së faktorit çmim.

10.  Shkalla e urbanizimit ka vazhduar të rritet. Në fund të vitit 2023, popullsia kombëtare ishte 1,409.67 milionë (përfshirë popullsinë e 31 provincave, rajoneve autonome dhe bashkive dhe ushtarakëve, por duke përjashtuar banorët e Hong Kongut, Makaos dhe Tajvanit dhe të huajt që jetojnë në 31 provincat, rajonet autonome dhe komunat).

Kina është fokusuar në zhvillimin me cilësi të lartë, duke kërkuar përparimin, duke duke ruajtur dhe promovuar qëndrueshmërinë, përmes progresit dhe duke vendosur të renë përpara se të shfuqizohet e vjetra.

CFP

Më 14 korrik, në Ekspozitën Tregtare të Industrisë së Dizajnit Krijues Kulturor, spektatorët bisedojnë me njerëzit digjital/CFP

Në vitin 2024 dhe në vazhdim ekonomia e Kinës duket se do fokusohet në intensifikimin e rregullimeve në nivel makro, duke koordinuar zgjerimin e kërkesës së brendshme me thellimin e reformës strukturore nga ana e ofertës, për të siguruar një urbanizim të ri dhe rivitalizimin rural në të gjithë vendin, me anë të zhvillimit me cilësi të lartë dhe arritjes e ruajtjes së sigurisë në një nivel edhe më të lartë.

Kina synon rritjen e vitalitetit të saj ekonomik, duke parandaluar dhe zbutur rreziqet, duke përmirësuar pritshmëritë e popullit, duke konsoliduar e forcuar ecurinë e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike, në një përpjekje për të përmirësuar në mënyrë efektive cilësinë në të tëra aspektet dhe për të zgjeruar në mënyrë të përshtatshme masën dhe volumin e ekonomisë së Kinës.

Nga ky këndvështrim, ekonomia e Kinës po zhvillohet në vazhdimësi me cilësi dhe në mënyrë solide, duke mbështetur fuqimisht edhe ekonominë globale.