Moti i acartë në SHBA shkakton viktima
2024-01-19 10:48:00

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga i ftohti ekstrem, ku për pasojë të paktën 40 persona kanë humbur jetën në nëntë shtete.

Sinoptikanët parashikojnë se edhe në ditët në vijim vendi do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit, përcjell “RTSH”.

Vdekjet janë raportuar në Arkansas, Illinois, Kansas, Mississippi, Nju Jork, Oregon, Pensilvani, Tenesi dhe Wisconsin.

Reshje të dendura bore priten nga perëndimi në lindje. Në pjesën jugore të vendit, dëborë pritet në Nashville, Lexington dhe Charleston, Virxhinian Perëndimore.

Për shkak të ngricave, ka ndërprerje të energjisë në veriperëndim. Stuhitë e forta të dimrit kanë shkaktuar gjithashtu situata të vështira në të gjithë vendin, me mbylljen e shkollave dhe mijëra vonesa dhe anulime fluturimesh. (Irma)