Biden: Sulmet e ShBA-së kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë
2024-01-19 20:17:09

Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha të enjten se sulmet ushtarake të SHBA-së kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen do të vazhdojnë. Ai megjithatë e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk i kanë ndalur sulmet e militantëve ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë dëmtuar tregun global.

foto: VCG

foto: VCG

Dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të pestë të enjten në mëngjes që vuri në shënjestër një pikë tjetër nga hidheshin raketa. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk ishin ende publike.