Letonia ka nisur procesin e dëbimit për rreth 1000 qytetarë rusë
2024-01-19 11:43:15

Foto nga VCG

Letonia ka nisur procesin e dëbimit të 985 shtetasve të Federatës Ruse me banim në shtetin baltik, të cilët pasi kanë dështuar në provimin e gjuhës (niveli A2), i kërkuar për lëshimin e lejes së qëndrimit, nuk kanë kërkuar një dokument qëndrimi të përkohshëm, përcjell “ATSH”.

Këtyre personave, organet kompetente u kanë dërguar një njoftim për t’u larguar nga vendi brenda dy javësh nga marrja e dokumentit të dëbimit, ose për të rregulluar menjëherë statusin e tyre ligjor.

Kalimi i testit të gjuhës për rinovimin e lejeve të qëndrimit u fut në verën e vitit 2022 dhe ka të bëjë ekskluzivisht me shtetas të huaj. (Irma)