Zgjedhjet në Tajvan nuk mund të ndryshojnë faktin se ka vetëm një Kinë në botë
2024-01-18 14:54:07

Një ndër ngjarjet që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar ishin zgjedhjet ‘presidenciale’ në Tajvan, të cilat u zhvilluan më 13 janar 2024, dhe rezultatet nxorën fitues kandidatin e Partisë Demokratike Progresive (PDP), Lai Ching me 51 mandate, kurse partia Kuomintang (KMT) fitoi 52 mandate,  Partia Popullore e Tajvanit mori 8 mandate. Dy të tjerët shkuan për kandidatë të pavarur. Megjithëse kandidatët e PDP fituan zgjedhjen e liderit, përqindja e fitimit të votave ishte vetëm 40%, duke humbur edhe vendin e maxhorancës në këshillin legjislativ prej 113 anëtarësh, gjë që do të thotë se kjo parti pro “pavarësisë së Tajvanit” nuk mund të quhet si “përfaqësuese” e publikut tajvanez.

Tajvanezët protestojnë vizitën e Lai Ching-ut në ShBA/CFP

Në qoftë se ka patur një vëmëndje te shtuar ndaj kësaj ngjarje kjo ka ardhur, sipas mendimit tim, jo për Tajvanin si ‘vend’, por për faktin se kjo ngjarje ndodh në një provincë të Republikës Popullore të Kinës, e cila pavarësisht se për momentin ndodhet e shkëputur nga ana territorial. Megjithë mbështetjen e gjithanshme nga Shtetet e Bashkuara të forcave fituese separatiste të kësaj farse në Tajvan që me të drejtë quhet Tajvani i Kinës e ardhmja e tij është në ribashkimin me atdheun mëmë e dëshiruar nga pjesa dërmuese e tajvanezëve.  

Pak histori mbi provincën e Tajvanit….

Tajvani ka qenë një pjesë e patjetërsueshme e territorit të shenjtë të Kinës që nga kohërat e lashta. Për shkak të Luftës Civile Kineze (1945-49) dhe ndërhyrjes së forcave të jashtme, të dy anët e ngushticës së Tajvanit kanë qenë në një gjendje konfrontimi politik afatgjatë që nga viti 1949. Edhe pse Tajvani nuk është ribashkuar me territorin e Kinës, sovraniteti dhe territori i saj nuk janë ndarë kurrë, dhe fakti që të dy anët përtej ngushticës së Tajvanit i përkasin të njëjtës Kinë nuk është ndryshuar asnjëherë.  (Te dhëna janë marrë nga një botim i  Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të RPK)

Kështu Tajvani i Kinës i referohet provincës së Tajvanit që përfshin ishullin e Tajvanit, Ishullin Orkide, Ishullin e Gjelbër, ishullin Diaoyu dhe ishujt e lidhur me të, dhe ishujt Penghu si dhe dhe provincën Fujian Jinmen, Mazu, Wuqiu dhe ishuj të tjerë, me një sipërfaqe totale prej 36,000 kilometra katrorë. Tani popullsia e provincës është afërsisht 23.35 milion, por historia tregon se njerëzit indigjenë të Tajvanit emigruan drejtpërdrejt ose tërthorazi nga territori i Kinës. 

Në kohët e lashta, Tajvani ishte i lidhur me kontinentin. Për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe ndryshimeve gjeologjike, toka e lidhur u zhyt në ujë, duke formuar ngushticat e Tajvanit dhe ishullin e Tajvanit. Ngushtica e Tajvanit shtrihet nga Deti i Kinës Lindore në veri deri në Detin e Kinës Jugore në jug. Është më shumë se 1300 kilometra i gjatë, 200 kilometra në pikën më të gjerë dhe 130 kilometra në pikën më të ngushtë. Ishulli Tajvan është ishulli më i madh i Kinës, i vendosur në shelfin kontinental të bregdetit juglindor.

Tajvani ka qenë një pjesë e patjetërsueshme e territorit të shenjtë të Kinës që nga kohërat e lashta. Për shkak të Luftës Civile Kineze (1945-49) dhe ndërhyrjes së forcave të jashtme, të dy anët e ngushticës së Tajvanit kanë qenë në një gjendje konfrontimi politik afatgjatë që nga viti 1949.

Tajvanezët protestojnë vizitën e Lai Ching-ut në ShBA/CFP

Spanja, Holanda dhe fuqitë e tjera koloniale perëndimore filluan zgjerimin e tyre drejt lindjes në shekullin e 16-të. Në 1624, kolonistët holandezë pushtuan dhe pushtuan Tajvanin jugor; në 1626, kolonistët spanjollë pushtuan Tajvanin verior; në 1642, i pari mori Tajvanin verior nga ky i fundit. Më vonë në 1661, Zheng Chenggong (i njohur më mirë si Koxinga në Perëndim), mbërriti në Tajvan me trupat e tij dhe në vitin e ardhshëm dëboi kolonistët holandezë dhe rimarrë Tajvanin. Për shkak të një arritjeje të tillë historike, Zheng u njoh si një hero kombëtar dhe u quajt Kaitai Shengwang

Në 1894, Japonia nisi Luftën e Parë Kino-Japoneze, dhe në prill të vitit të ardhshëm, ajo detyroi qeverinë e mundur Qing të nënshkruante Traktatin e pabarabartë të Shimonoseki dhe t'i dorëzonte Japonisë Tajvanin dhe ishujt Penghu. Pasi u publikua informacioni, veprimtaritë patriotike në shkallë të gjerë kundër dhënies së Tajvanit u zhvilluan në mbarë vendin. Trupat dhe banorët në Tajvan treguan vendosmëri të patundur dhe guxim për të mbrojtur atdheun e tyre. Ata luftuan kundër Japonisë për më shumë se pesë muaj me guxim të madh, duke i detyruar pushtuesit japonezë të paguanin një çmim të rëndë për pushtimin e Tajvanit.

Më 1 dhjetor 1943, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kinës (1912-1949) nxorën Deklaratën e Kajros, duke përcaktuar: “Është qëllimi i tyre që … dhe që të gjitha territoret që Japonia ka vjedhur nga Kinezët, si Mançuria, Formosa dhe Pescadores, do të rikthehen në Republikën e Kinës. Më 26 korrik 1945, të tre vendet nënshkruan Deklaratën e Potsdamit (më vonë iu bashkua Bashkimi Sovjetik), duke përsëritur: "Kushtet e Deklaratës së Kajros do të zbatohen dhe sovraniteti japonez do të kufizohet në ishujt Honshu, \Hokkaido, Kyushu,Shikoku dhe ishuj të tillë të vegjël që ne përcaktojmë. Më 15 gusht 1945, Japonia njoftoi pranimin e saj të Proklamatës së Potsdamit dhe u dorëzua pa kushte, duke shënuar fitoren përfundimtare në Luftën Botërore Antifashiste dhe Luftën e Rezistencës Popullore Kineze kundër agresionit japonez. Më 25 tetor 1945, ceremonia e pranimit të dorëzimit për provincën e Tajvanit u mbajt në Taipeh. Në ceremoni, përfaqësuesi i Kinës që pranoi dorëzimin njoftoi në emër të qeverisë kineze se Tajvani dhe Ishujt Penghu u inkorporuan përsëri zyrtarisht në territorin e Kinës dhe e gjithë toka, njerëzit dhe administrata u vunë nën sovranitetin kinez që nga ajo ditë. Me gëzim të madh, bashkatdhetarët e Tajvanit festuan kthimin e saj në atdhe.

Më 1 tetor 1949 u themelua Republika Popullore e Kinës. Në fund të të njëjtit vit, Kuomintang u tërhoq në Tajvan pasi u mund. Ndërsa Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze po përgatitej të çlironte Tajvanin, më 25 qershor 1950 shpërtheu Lufta Koreane (1950-1953). Duke shfrytëzuar situatën, SHBA dërgoi trupa në ngushticat e Tajvanit për të parandaluar Ushtrinë Çlirimtare Popullore Kineze nga çlirimi i Tajvanit dhe mbështeti Kuomintang. Kështu lindi çështja e Tajvanit.

Që nga viti 1949, Partia Komuniste e Kinës, qeveria kineze dhe populli kinez janë përpjekur të ndjekin misionin historik të zgjidhjes së çështjes së Tajvanit dhe realizimit të ribashkimit të plotë të Kinës. Duke mbajtur parasysh ndryshimet me kalimin e kohës në rritjen e marrëdhënieve ndërmjet ngushticave, Kina ka propozuar politikën e kërkimit të një zgjidhjeje paqësore për çështjen e Tajvanit mbi bazën e konceptit "një vend, dy sisteme", që është themeli udhëzues i ribashkimit paqësor. Mbi këtë bazë, Kina ka formuluar një strategji themelore të ruajtjes së parimit “një vend, dy sisteme” dhe promovimit të ribashkimit kombëtar.

Mirëpo SHBA sikurse kanë vepruar që nga viti 1949 vazhdojnë të ndërmarrin veprime në mbështetje të forcave separatiste, duke u përpjekur me  çdo mënyrë të ruajnë statuskuonë dhe të pengojnë ribashkimin e Tajvanit me pjesën tjetër të Kinës.

Kështu rasti më flagrant është urimi që fill pas zgjedhjeve të 13 janarit SHBA u dërguan fituesve të PDP-së. "Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Dr. Lai Ching për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit", tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë. “Ne gjithashtu përgëzojmë popullin e Tajvanit që demonstroi edhe një herë forcën e sistemit të tyre të fuqishëm demokratik dhe procesit zgjedhor”, thuhet nga Blinken.

Krahas mbështetjes diplomatike mbështetja amerikane për Tajvanin, që disa analistë e konsiderojnë bazë ushtarake amerikane, është veçanërisht e madhe në fushën ushtarake, se në fund të fundit këto forca separatiste që asesi nuk paraqesin realitetin e brendshëm midis popullsisë së provincës së Tajvanit mbahen ne pushtet me patericat amerikane. E ndër rastet më të fundit të tilla veprimeve është miratimi i shitjes Tajvanit të armëve me një vlerë prej 300 milionë dollarësh. Dhe kjo ndodhi një muaj pas samitit kino-amerikan; Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve prej 300 milionë dollarësh ndaj Tajvanit.

Kushdo që kërkon "pavarësinë e Tajvanit" synon të copëtojë territorin e Kinës dhe do të ndëshkohet nga historia dhe ligji

Rezultatet e zgjedhjeve për administratën rajonale të Tajvanit nuk do ta ndryshojnë faktin bazë se ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës, tha më 14 janar 2024 ministri i Jashtëm kinez Wang Yi kur u pyet në lidhje me pikëpamjet e Kinës mbi marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe situatën në Tajvan pas zgjedhjeve atje.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry pas bisedimeve mes tyre në Pekin, kryediplomati kinez tha se zgjedhjet rajonale në Tajvan janë punë e brendshme e Kinës dhe rezultatet nuk do ta ndryshojnë konsensusin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare për t'iu përmbajtur parimit të "Një Kine".

"Tajvani nuk ka qenë kurrë vend në të kaluarën dhe nuk do të jetë kurrë as në të ardhmen", theksoi Wang, duke shtuar se "pavarësia e Tajvanit" nuk mund dhe nuk do të ketë sukses.

Kushdo që kërkon "pavarësinë e Tajvanit" synon të copëtojë territorin e Kinës dhe do të ndëshkohet nga historia dhe ligji, paralajmëroi ai, duke shtuar se kushdo që shkel parimin e "Një Kine", është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, duke cenuar sovranitetin e Kinës dhe me siguri do të kundërshtohet nga i gjithë populli kinez dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi më 14 janar 2024 SHBA të ndalojë ndërveprimin zyrtar me Tajvanin dhe dërgimin e ndonjë sinjali të gabuar forcave separatiste për "pavarësinë e Tajvanit", pasi Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një deklaratë mbi zgjedhjet në rajonin e Tajvanit të Kinës.

Duke e cilësuar deklaratën e SHBA një shkelje serioze të parimit të "Një Kine" dhe të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, Ministria e Jashtme kineze tha se ajo "e dënon fuqimisht dhe e kundërshton me vendosmëri" atë dhe i ka paraqitur "demarsh serioz palës amerikane".

"Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë seriozisht parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, të veprojnë seriozisht në përputhje me angazhimet që janë përsëritur shumë herë nga ana e udhëheqësve të ShBA-së për të mos mbështetur 'pavarësinë e Tajvanit', 'dy Kina' apo 'një Kinë, një Tajvan', dhe të mos kërkojnë ta përdorin çështjen e Tajvanit si një mjet për të përmbajtur Kinën," tha ministria në deklaratën e saj.

Dhe si për koincidencë pikërisht pas farsës presidenciale në Taipeh dhe rritjes së izolimit të forcve separatiste tajvaneze u shpall zyrtarisht vendimi i vendit të Paqësorit Jugor, Nauru, që njoftoi në 15 janar ndërprerjen e "marrëdhënieve diplomatike" me rajonin e Tajvanit, vendi i 10-të që e ka bërë këtë gjatë dekadës së fundit. Në këtë mënyrë rajoni i Tajvanit ka tani 12 “marrëdhënie diplomatike” të mbetura. 

Republika e Naurut

Qeveria e Naurut tha në një postim në "Facebook" se do të ndjekë Rezolutën 2758 të OKB-së, e cila njeh Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme të ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën dhe njeh Tajvanin si pjesë të pandashme të territorit të Kinës.

Pala kineze e vlerësoi duke e mirëpritur vendimin e qeverisë së Republikës së Naurut për të njohur parimin e "Një Kine", duke ndërprerë të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Tajvanin dhe duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.  

2024 është një vit zgjedhor në SHBA, dhe natyrisht Kina është një çështje për të cilën demokratët dhe republikanët bien dakord sikurse vepruan edhe në rastin e farsës së fundit të ‘zgjedhjeve’ në Tajvan. Megjithëse është në interesin e administratës Biden të shmangë një krizë me Kinën në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, toni i debatit të brendshëm për të ardhmen e marrëdhënieve kino-amerikane mund të bëhet gjithnjë e më agresiv.

Në marrëdhëniet kino-amerikane ka probleme dhe është pozitive që gjatë kohëve të fundit janë shtuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për shumë prej tyre, dhe disa aspekte duken se po lëvizin megjithëse kërkojnë impenjimim më të madh, veçanërisht nga SHBA qarqe të së cilës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të izoluar Kinën, dhe frenuar zhvillimin e saj që me të vërtetë ka qënë spektakular dhe parashikimet flasin për rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Nga ana tjetër në përgjithësi qarqet politike amerikane shikojnë me xhelozi faktin që edhe në kushtet e krizës globale Kina po zhvillohet dhe projeksionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare parashikojnë që pas disa vitesh ajo do të kthehet në fuqinë më të madhe ekonomike në botë.

Por problemi i Tajvanit mbetet çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet kino-amerikane, dhe lidhur më këtë Presidenti Xi Jinping ka deklaruar se Kina i merr seriozisht deklaratat pozitive të bëra nga Shtetet e Bashkuara në takimin e Balit. SHBA-ja duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të mbajtur premtimin e saj se nuk do të përkrahë “pavarësinë e Tajvanit”, do të ndalojë armatimin e Tajvanit dhe do të mbështesë ribashkimin paqësor të Kinës që është e diçka e pandalshme nga askush. Por zhvillimet e fundit janë zhgënjyese dhe sikurse u tha edhe më sipër ‘vija e kuqe’ nuk duhet të shkelet nga SHBA dhe asnjë forcë tjetër anti-kineze. Në të kundërt pasojat janë të paparashikuara aq më shumë kur situata në botë po bëhet më e tensionuar.