Protesta e fermerëve, mijëra traktorë pushtuan Berlinin
2024-01-17 17:07:58

Gjermani (Foto ATSH)

Gjermani (Foto ATSH)

Mijëra fermerë mbushën qytetin e Berlinit me traktorët e tyre.

Sipas policisë, 6000 automjete dhe rreth 8500 persona hynë në Berlin për të protestuar para Portës së Brandenburgut, shkruan “ATSH”.

Ministri i Financave, Christian Lindner, u përpoq sërish të justifikonte planet e qeverisë për të shkurtuar subvencionet, por u prit me kundërshtime. Lindner tha se ishte i hapur për të lehtësuar barrën e sektorit në fronte të tjera.

Siç pritej, subvencioni për naftën bujqësore duhet të anulohet nga qeveria e Olaf Scholz.

Fillimisht, ishte menduar të hiqej menjëherë, por tani qeveria po propozon një tërheqje me faza për tre vjet, një kompromis që fermerët vazhdojnë ta refuzojnë. Protestat e fermerëve po vazhdojnë prej më shumë se një jave në të gjithë vendin.   (Elona)